Komandanti i lartë i NATO-s, Philip Breedlove, tha sot se konvoji me makina të blinduara i ushtrisë amerikane, duke kaluar nëpër rugët e Çekisë, ka dërguar mesazh të sigurisë së sërishme.
Këto komente ai i bëri gjatë qëndrimit të sotëm në Bukuresht të Rumanisë.
Dje, në Pragë të Çekisë ka arritur konvoji ushtarak i Shteteve të Bashkuara gjatë rrugës së tij për në Gjermani.
Konvoji është kthyer nga stërvitja 6 mujore me Poloninë dhe vendet baltike, që janë aleatë të NATO-s.
Regjimenti i Dytë i makinave të blinduara të ushtrisë amerikane është pritur me ngrohtësi, derisa ka udhëtuar gjatë gjithë Polonisë dhe në Çeki.
Konvoji ushtarak amerikan i ka kaluar më tepër se 1 mijë kilometra gjatë disa ditëve të fundit, për të demonstruar mbështetje për aleatët e Evropës Lindore, që janë të shqetësuar nga aksionet e Rusisë në Ukrainë.
Në Çeki, ka pasur edhe disa rotesta të vogla që janë organizuar nga Partia Komuniste e Çekisë.