Ndërlidhjet

Donatorët kanë premtuar afro 4 miliardë dollarë për Sirinë


Pamje nga një konferencë e mëparshme ndërkombëtare e donatorëve për Sirinë në Kuvajt
Pamje nga një konferencë e mëparshme ndërkombëtare e donatorëve për Sirinë në Kuvajt

Vendet donatore në takimin në Kuvajt kanë shprehur përkushtim për 3.8 miliardë dollarë ndihmë humanitare për Sirinë, e cila është shkatërruar nga lufta.

Duke folur sot në fund të Konferencës së tretë ndërkombëtare për Sirinë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, këtë përkushtim e ka vlerësuar si “shumë fisnik”.

Mëtutje, ai theksoi se situata në Siri është “kriza më e keqe humanitare në kohën tonë” dhe se pesë prej katër sirianëve jetojnë në varfëri dhe mjerim.

Më se 200 mijë sirianë janë vrarë gjatë katër vjetëve të luftës ndërmjet forcave lojale të presidentit, Bashar al-Assad, dhe kundërshtarëve të sundimit të tij, e po ashtu edhe të grupit militant esktremist, Shteti Islamik.

Më se 11 milionë njerëz në Siri janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG