Ndërlidhjet

35 viktima të reja nga luftimet në Jemen


Ilustrim
Ilustrim

Së paku 35 persona janë vrarë pas bombardimit të një fabrike në pjesën perëndimore të Jemenit.

Bombardimi i mëngjesit të sotëm, është bërë derisa fushata ajrore e koalicionit të udhëhequr nga sauditët kundër rebelëve shiit, Huthi, po vazhdon në ditën e shtatë.

Mbetët e paqartë nëse sulmi në këtë fabrikë është bërë nga aeroplanët e koalicionit apo nga rebelët Huthi.

Ky sulm e pason atë të tre dite më parë kur zyra për të drejtat e njeriut e OKB-së në Gjenevë, e ka konfirmuar se 19 veta janë vrarë e 35 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore mbi një kamp refugjatës në veri të Jemenit.

Ndërkaq dje, UNICEF-i ka njoftuar se 62 fëmijë janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur nga luftimet në Jemen.

XS
SM
MD
LG