Ndërlidhjet

Shqipëri: Lojtarët serbë largohen për shkak të incidentit me flamur


Klubi i futbollit Apolonia nga Fieri thotë se dy lojtarë serbë janë larguar nga kjo skuadër, pas incidentit me flamurin shqiptar, raporton AP nga Tirana.

Ky incident ndodhi më 22 mars, kur portieri serb, Vilson Cakoviq, e rrëmbeu flamurin kuqezi nga një sipmatizues, i cili hyri në fushë para se të ekzekutohej një goditje dënimi.

Menaxheri i klubit, Kamber Memallaj, tha sot se Cakoviq dhe bashkëkombasi i tij, Gjorgje Gjorgjeviq, lojtar i mesit të fushës, janë pajtuar të largohen “duke u frikësuar për mungesën e atmosferës së qetë në ndeshjet e ardhshme”.

XS
SM
MD
LG