Ndërlidhjet

Senatori amerikan akuzohet për korrupsion


Robert Menendez
Robert Menendez

Senatori i lartë amerikan, demokrati Robert Menendez, është akuzuar për korrupsion.

Politikani nga Nju Xhërsi thuhet se ka përdorur ndikimin e tij për të ndihmuar një mjek nga Florida, i cili është po ashtu mik i tij.

Në një konferencë për gazetarë, Menendez ka thënë se është i zemëruar për akuzat dhe i ka hedhur poshtë ato.

Kundër tij rëndojnë 14 akuza, përfshirë ato për komplot, deklarata të rreme dhe mitmarrje.

XS
SM
MD
LG