Ndërlidhjet

Bisedimet me Iranin: Përparim pa marrëveshje


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se është shënuar “përparim i rëndësishëm” por jo edhe marrëveshje në bisedimet për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Zyrtarë të lartë të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore kanë dështuar të arrijnë marrëveshjen kornizë para afatit të 31 marsit.

Bisedimet, që po vazhdojnë edhe sot, kanë për qëllim të bllokojnë kapacitetet e Iranit për ndërtimin e armës atomike, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

“Kemi shënuar përparim të rëndësishëm, por ende nuk jemi pajtuar për zgjidhjet e shqyrtuara”, ka thënë Zarif.

XS
SM
MD
LG