Ndërlidhjet

Prishtinë: Filloi protesta e opozitës


Pamje nga një pjesë e Prishtinës
Pamje nga një pjesë e Prishtinës

Në Prishtinë ka filluar protesta e organizuar nga tri partitë opozitare në Kosovë: Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Protesta bëhet kundër asaj që partitë opozitare kanë vlerësuar se është “kapje e shtetit” nga koalicioni i partive në qeveri.

Liderët e tri partive opozitare dje kanë thënë se protesta do të jetë e qetë dhe se ka shumë arsye që qytetarët të protestojnë.

Protestuesit janë nisur nga Sheshi Zarih Pajaziti në Prishtinë, vazhdojnë kah Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e pastaj pritet që marshi i protestuesve të kalojë edhe para Radio Televizionit të Kosovës.

Dje presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është shprehur se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por ka kërkuar që protesta të jetë e qetë dhe dinjitoze.

XS
SM
MD
LG