Ndërlidhjet

Në video të IS-it tregohet vrasja e të krishterëve në Etiopi


Pamje nga një video e gripit militant e publikuar në mediat sociale më 29 mars të këtij viti
Pamje nga një video e gripit militant e publikuar në mediat sociale më 29 mars të këtij viti

Në një video të publikuar sot nga grupi militant ekstremist, Shteti Islamik (IS), duket se paraqitet vrasja e afro 30 personave të krishterë nga Etiopia, që ishin zënë në Libi.

Në këtë video me kohëzgjatje 29 minuta, tregohet një grup prej 12 njerëzish që u hiqet koka nga militantët, ndërsa një tjetër grup me së paku 16 njerëz, qëllohen për vdekje me të shtëna në një shkretëtirë.

Në tekst në ekran i identifikon këta njerëz si “besimtarë të kryqit nga Kisha Etiopiane armike”.

Ky publikim i videos nga grupi ekstremist u bë pas asaj në muajin shkurt, në të cilin militantët e Shtetit Islamik në Libi, i vranë me prerje koke 21 të krishterë nga Egjipti”.

Ky grup ekstremist ka arritur të ketë baza në Libi, për shkak të kaosit që mbretëron në këtë vend, ku dy qeveri, të mbështetura nga aleancat e milicive rivale, e luftojnë njëra-tjetrën, dhe po ashtu, zhvillojnë luftë edhe kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG