Ndërlidhjet

Jemeni e ka refuzuar planin iranian të paqes


Pamje nga luftimet në kryeqytetin Sana në Jemen
Pamje nga luftimet në kryeqytetin Sana në Jemen

Qeveria e Jemenit e ka refuzuar një plan të paqes të propozuar nga Irani, që i është dërguar edhe Kombeve të Bashkuara.

Arabia Saudite dhe koalicioni i saj i partnerëve sunitë-arab, para tri javësh e kanë filluar fushatën e bombardimeve të kryengritësve shiitë huthi në Jemen, që mbështeten nga Irani, me qëllim që të ndalet avancimi, pas të cilit kryengritësit mund ta marrin kontrollin e plotë ndaj Jemenit.

Plani iranian parasheh armëpushim të menjëhershëm dhe ndalje e të gjitha sulmeve të jashtme ushtarake, ndihmë humanitare, vazhdim të dialogut të gjërë kombëtar dhe “krijim të një qeverie gjithpërfshirëse të unitetit”.

Mbrëmë, një zëdhënës i qeverisë së Jemenit i tha agjencisë Reuters se nisma e Iranit është “vetëm manovrim politik”.

XS
SM
MD
LG