Ndërlidhjet

Etiopianët dhe kenianët dominojnë Maratonën e Bostonit


Boston
Boston

Vrapuesit afrikanë kanë dominuar Maratonën e sivjteme të Bostonit.

Etiopiani Lelisa Desisa ka fituar garën e meshkujve prej 42.26 kilometrash për 2 orë e 9 minuta e 17 sekonda, ndërsa vendin e dytë dhe të tretë e kanë zënë një tjetër etiopian, përkatësisht një kenian.

Garën për femra, ndërkaq, e ka fituar keniania Caroline Rotich për 2 orë e 24 minuta e 55 sekonda. Dy etiopiane kanë zënë vendin e dytë dhe të tretë.

Maratona me famë boëtrore ka qenë cak i sulmeve terroriste në vitin 2013, të cilat kanë lënë tre persona të vrarë dhe 264 të tjerë të plagosur.

Dzhokhar Tsarnaev, me prejardhje çeçeme, është shpallur fajtor për sulmet në fillim të prillit.

XS
SM
MD
LG