Ndërlidhjet

SHBA rrit praninë në Jemen


Jemen
Jemen

Marina e Shteteve të Bashkuara ka dërguar një aeroplanmbajtëse dhe një anije me raketa drejt Jemenit.

Luftanija USS Theodore Roosevelt dhe anija përcjellëse janë dërguar nga Gjiri në Detin Arabik.

Zëdhënësi i Pentagonit, Steve Warren, ka mohuar raportet se ato kanë mision për të ndaluar dërgesat e armëve iraniane në Jemen.

Anijet do t’iu bashkohen shtatë luftanijeve të tjera amerikane në ujërat e Jemenit, ku rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, janë duke luftuar forcat qeveritare.

Marina amerikane ka thënë se ka rritur praninë në zonë, për shkak të jostabilitetit.

XS
SM
MD
LG