Ndërlidhjet

Treni magnetik i Japonisë thyen rekordin e vet


Treni Maglev
Treni Maglev

Treni magnetik i Japonisë ka thyer rekordin e vet të shpejtësisë, duke ecur 603 kilometra në orë.

Testi i vozitjes është bërë pranë malit Fuji.

Rekordi i mëparshëm ka qenë 590 kilometra në orë.

Trenat Maglev përdorin magnetë të mbushur me energji elektrike për të ngrehur dhe lëizur vagonat në shinat hekurudhorë.

Hekurudhat Qendrore të Japonisë, që posedojnë trenat e tillë, do t’i fusin ata në shërbim midis Tokios dhe qytetit Nagoja në vitin 2027.

Rruga prej 280 kilometrash do të marrë vetëm 40 minuta kohë – më pak se gjysma e kohës aktuale.

Megjithatë, udhëtarët nuk do të përjetojnë shpejtësitë rekorde të trenave, pasi kompania e tyre ka thënë se ata do të operojnë me shpejtësi maksimale prej 505 kilometrash në orë.

XS
SM
MD
LG