Ndërlidhjet

Medvedev pranon tkurrjen e ekonomisë ruse


Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev.
Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev.

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka thënë se ekonomia ruse ka humbur rreth 25 miliardë euro si rezultat i sanksioneve të Perëndimit dhe se humbjet mund të jenë “disa herë më të larta” këtë vit.

Duke folur para Parlamentit rus, Medvedev ka thënë se bruto prodhimi i brendshëm ka rënë për 2 për qund në çerekun e parë të vitit 2015.

Ekonomia ruse është goditur rëndë nga rënia e çmimeve të naftës dhe sanksionet që ka ndërmarrë Perëndimi për shkak të ndërhyrjes së Moskës në krizën në Ukrainë.

Medvedev ka thënë se humbjet e Rusisë nga sanksionet janë “të konsiderueshme”.

XS
SM
MD
LG