Ndërlidhjet

Maqedoni: Treni e godet për vdekje afganin


Ilustrim
Ilustrim

Një tren në Maqedoni e ka goditur për vdekje një migrant që ecte nëpër hekurudhë, afër Shkupit.

Ky është incidenti i dytë që përfshinë migrantët si viktima, brenda dy ditëve.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, raporton se një burrë 62 vjeçar nga Afganistani, është goditur për vdekje në Ilinden, lagje periferike e Shkupit, nga një tren që vinte nga Selaniku i Greqisë dhe ishte rrugës drejt Beogradit.

14 persona janë vrarë në aksidente të ngjajshme, natën e 23 prillit kur një tren goditi një grup migrantësh në Veles, në jug të Maqedonisë.

Viktimat nuk janë identifikuar, por besohet se janë nga Afgnistani dhe Somalia.

XS
SM
MD
LG