Ndërlidhjet

Vritet një zyrtar i lartë policor i Afganistanit


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar afgan ka thënë se persona të armatosur e kanë vrarë një ushtrues detyre të shefit të policisë dhe një civil në krahinën jugore, Uruzgan.

Zëdhënësi i guvernatorit krahinor ka thënë se Gjeneral Gulab Khan, është vrarë mbrëmë vonë përballë ndërtesës kryesore të policisë në Tiran Kot, kryeqytetin krahinor.

Personi tjetër i vrarë ka qenë një mysafir i gjeneralit të vrarë.

Raportohet se një oficer policor është arrestuar pasi mbi të ekziston dyshimi për përfshirje në këtë vrasje.

XS
SM
MD
LG