Ndërlidhjet

Derbi i përgjakshëm i futbollit serb, 50 të lënduar


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në Serbi kanë thënë se së paku 50 persona janë lënduar derisa kanë arrestuar 41 persona pas përleshjeve të ashpra në mes të adhuruesve të dy klubeve të Beogradit në futboll, “Ylli i Kuq” dhe Partizani.

Dhuna ka shpërthyer para së të niste derbi në mes të dy ekipeve të lartpërmendura.

Derbi është shtyer për 40 minuta derisa adhuruesit e kanë sulmuar njëri tjetrin më shkopinj dhe gurë.

Adhuruesit e ‘Yllit të Kuq’ e kanë sulmuar edhe policinë, të cilën e kanë gjuajtur me ulëset e stadiumit.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultat të bardhë, 0:0, ndërsa ministria e brendshme serbe ka thënë se “sjellja për huliganësh kë bërë që 35 oficerë policor të përjetojnë lëndime të lehta”.

XS
SM
MD
LG