Ndërlidhjet

Poroshenko: Kërcënim lufte, pas shkeljeve të armëpushimit


Petro Poroshenko
Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha sot se kërcënimi i luftës “qëndron mbi kokë” në këtë vend, derisa vazhdojnë shkeljet e armëpushimit në pjesën lindore të Ukrainës.

Duke folur në një konferencë ndërkombëtare për Ukrainën, Poroshenko theksoi se vendit i duhet ndihmë dhe “solidaritet” për ta parandaluar “shpërthimin” e luiftës dhe për ta zgjidhur situatën në rajonin Donbas, ku separatistët e mbështetur nga Rusia e kanë kontrollin.

Prej prillit të vitit të kaluar, kur ka filluar konflikti ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve prorusë, në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë më tepër se 6,100 vetë.

Këto komente të presidentit ukrainas u bënë derisa zyrtarët ushtarakë thanë se separatistët kanë vazhduar të sulmojnë me raketa, që paraqet shkelje të armëpushimit të arritur në Minsk të Bjellorusisë, në muajin shkurt.

Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, duke u paraqitur nëpërmjet videos në këtë konferencë në Kiev, tha se sanksionet akonomike kundër Rusisë duhet të mbeten, derisa të kompletohet marrëveshja e Minskut.

Rusia i ka përgënjeshtruar pohimet se ka ushtarë në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG