Ndërlidhjet

Kosovë: Gjoba për punëdhënësit që nuk u japin kontrata punëtorëve


Pamje nga një pjesë e Prishtinës
Pamje nga një pjesë e Prishtinës

Inspektorati në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës ka paralajmëruar se do të fillojë inspektimin në të gjitha bizneset dhe se do shqiptojnë gjoba për të gjithë ata punëdhënës që mbajnë punëtorë pa kontrata pune.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Basri Ibrahimi, gjatë një debati me temën “Mbrojtja dhe Siguria në Pune” , ka theksuar se nuk do të ketë tolerancë për kompanitë të cilat shkelin të drejtat e punëtorëve.

Ai ka treguar se gjatë inspektimeve që iu kanë bërë bizneseve vitin e kaluar, kanë hasur në shumë parregullsi, por që bizneseve iu është dhënë hapësirë që t’i eliminojnë ato.

“Në këtë vit nuk do të ketë tolerancë. Në momentin e parë që inspektojmë bizneset dhe konstatojmë punëtorë pa kontrata do t’i gjobisim ato kompani. Duam që t’i paralajmërojmë punëdhënësit se më nuk do të kenë kohë shtesë për evitimin e parregullsive që ata mund t’i kenë”, ka theksuar Ibrahimi.

Gjatë inspektimeve që janë bërë në vitin e kaluar, Inspektorati i Punës ka arritur të legalizojë 2,715 punëtorë, të cilët kanë punuar në mënyre joformale dhe 336 subjekte ekonomike të cilat aktivitetin e tyre e kanë ushtruar, gjithashtu, në mënyre joformale.

XS
SM
MD
LG