Ndërlidhjet

SHBA: Thirrje për lirimin e gazetarit në Uzbekistan


Muhammad Bekjanov
Muhammad Bekjanov

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Uzbekistani që ta lirojnë gazetarin, Muhammad Bekjanov, i cili është i burgosur prej vitit 1999, dhe për t’i zbutur kufizimet ndaj gazetarëve në këtë vend autoritar të Azisë Qendrore.

“Ne kërkojmë nga qeveria e Uzbekistanit lirimin e zotit Bekjanov dhe për të ndërmarrë hapa të domosdoshëm për krijimin e hapësirës për gazetarët e pavarur, që të punojnë pa frikë nga dhuna”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Jeff Rathke, gjatë një takimi me gazetarët mbrëmë në Uashington.

Këto komente u bënë para 3 majit, kur shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se Bekjanovi, ish kryeredaktor i gazetës opozitare Erk, është njëri nga gazetarët, që më së gjati është mbajtur në burg në gjithë botën.

Grupi Human Rights Watch tha se ai ishte burgosur pasi ishte rrëmbyer në Kiev të Ukrainës, nga forcat uzbeke të sigurisë në vitin 1999, dhe se ishte torturuar në burg.

Qeveria e Presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, toleron shumë pak mendime të dnryshme dhe është akuzuar për abuzim të shpeshtë të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG