Ndërlidhjet

Vazhdojnë dëshmitë në gjyqin ndaj Tsarnaevit


Dzhokar Tsarnaev - Arkiv
Dzhokar Tsarnaev - Arkiv

Të afërmit e të akuzarit për sulmin me bombë në Maratonën e Bostonit, Dzhokar Tsarnaev, pritet të dëshmojnë në procesin në Boston, derisa gjyqtarët po i afrohen vendimit nëse ai duhet të dënohet me vdekje.

Pesë pjesëtarë të familjes së tij pritet të mirren në pyetje nga avokatët mbrojtës sot, ndonëse identitetet e tyre nuk janë publikuar.

Grupi ka shkuar në Boston nga Rusia më 23 prill.

Juria duhet të vendos nëse 21 vjeçari i akuzuar duhet të ekzekutohet apo të dënohet me burgim të përjetshëm për rolin e tij në sulmin me bombë që vrau tre persona dhe lëndoi mbi 260 të tjerë në prill të vitit 2013.

Tsarnaev është qytetar amerikan.

Ai dhe vëllai i tij i kanë rrënjët në rajonin e Kaukazit Verior të Rusisë, ndërsa një pjesë të fëmijërisë e kanë kaluar në Kirgizstan.

XS
SM
MD
LG