Ndërlidhjet

Princi jordanez mbetet në garë për kryetar të FIFA-s


Zëvendëspresidenti aktual i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Princi Ali bin al Hussain, ka shprehur përkushtim për të mbetur në fushatën për zgjedhjen e kryetarit të kësaj federate “deri në fund”, pas spekulimeve se ai do të mund të tërhiqej nga gara.

Princi 39 vjeçar është njëri nga tre rivalët e presidentit aktual të FIFA-s, Sepp Blatter, në zgjedhjet që mbahen në Kongresin e kësaj federate, më 29 maj në Cyrih.

Princi tha këtë javë se FIFA duhet të jetë “më tepër e hapur dhe transparente” në periudhën e një numri të skandaleve për korrupsion.

XS
SM
MD
LG