Ndërlidhjet

Gjeorgji: Tetë të arrestuar për dyshime të kurdisjes së ndeshjeve


Ministria e brendshme e Gjeorgjisë thotë se policia i ka arrestuar tetë persona, të dyshuar se i kanë kurdisur takimet e futobllit në ligën kryesore të këtij vendi.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy futbollsitë aktivë dhe një president i një klubi.

Federata e Futbollit e Gjeorgjisë tha dje se po bashkëpunon në mënyrë të plotë me policinë lidhur me këto hetime.

Ka dyshime se tetë të akuzuarit ishin të përfshirë në kurdisjen e rezultateve të ndeshjeve dhe se u kanë paguar ryshfet futbollistëve.

Raportohet se përfaqësuesit e ekipeve kishin marrë pagesa ta caktuara për pajtueshmërinë për kurdisje të ndeshjeve.

XS
SM
MD
LG