Ndërlidhjet

Merkel diskuton me Putinin për Ukrainën


Pamje e një pjese të Moskës
Pamje e një pjese të Moskës

Zyrtarët rusë thonë se presidenti, Vladimir Putin, dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të disktutojnë për krizën në Ukrianë, gjatë takimit të tyre në Moskë, më 10 maj.

Zonja Merkel nuk do të marrë pjesë në paradën ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës më 9 maj, ku shënohet 70 vjetori i fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Kësaj ngjarjeje i janë shmangur liderët perëndimorë, që janë të zemëruar me rolin e Rusisë në konfliktin në Ukrainë.

Këshilltari politik i presidencës së Rusisë, Yuri Ushakov, tha se Merkel do të jetë në Moskë më 10 maj, për ta shënuar fitoren kundër Gjermanisë naziste dhe do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Zonja Merkel dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, kanë ndihmuar në ndërmjetësimin e arritjes së armëpushimit ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe kryengritësve prorusë në pjesën lindore të këtij vendi.

Por, ky armëpushim i arritur më 12 shkurt është shkelur shumë herë.

XS
SM
MD
LG