Ndërlidhjet

OSBE: Protestat në Shkup nuk duhet të shndërrohen në dhunë


Shefi Misionit të OSBE-së në Shkup, Ralf Breth, përmes një komunikate me shkrim, ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me protestat e djeshme para ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë në Shkup.

“E drejta për tubim dhe protestë paqësore është e drejtë e garantuar kushtetuese e të gjithë qytetarëve në vend”, tha Breth, dhe ka shtuar se “megjithatë, protestat e këtilla nuk duhet të shëmtohen nga dhuna”.

Ai njëherësh u ka bërë thirje autoriteteve të vendit, të gjithë aktorëve politikë, si dhe të gjithë qytetarëve në Maqedoni, të tregojnë maturi, të sillen me përgjegjshmëri dhe të përmbahen nga shpehja e çfardo lloj dhune.

“Çdo qytetar duhet të jetë në gjendje për të shprehur mendimin e vet dhe duhet ta bëjë atë në mënyrë paqësore dhe të përgjegjshme, ndërsa forcat e sigurisë duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrën e tyre dhe të sigurojnë ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë publike. Mirëpo, policia duhet të veprojë në mënyrë profesionale dhe adekuate duke respektuar plotësisht të drejtat individuale të pjesëmarrësve në protestë”, ka thënë ambasadori Breth.

XS
SM
MD
LG