Ndërlidhjet

Britania voton në zgjedhjet e përgjithshme


Kryeministri britanik, David Cameron.
Kryeministri britanik, David Cameron.

Miliona njerëz votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Kutitë e votimit në rreth 50,000 qendra do të hapen në orën 7:00, sipas kohës lolale.

Liderët britanikë kanë zhvilluar të mërkurën ditën e fundit të fushatës.

Kryeministri David Cameron ka thënë se vendi është më i fuqishëm se pesë vjet më parë, edhe pse mbeten ende punë për t’u bërë. Ai ka thënë se konservatorët do t’i fitojnë zgjedhjet e së enjtes.

Ed Miliband, në anën tjetër, ka thënë se është optimist për perspektivat e Laburistëve dhe se beson që publiku do të bëjë gjykimin e duhur.

Nick Clegg ka premtuar se liberal-demokratët do të ofrojnë stabilitet dhe dinjitet.

Sondazhet sugjerojnë se asnjëra parti nuk do të fitojë ulëse të mjaftueshme për një shumicë absoulute.

XS
SM
MD
LG