Ndërlidhjet

IS-i pushton edhe një qytet në Anbar


Anbar - foto arkivi
Anbar - foto arkivi

Militantët e Shtetit Islamik (IS) raportohet se kanë pushtuar edhe një qytet në provincën Anbar të Irakut, vetëm pak ditë pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit Ramadi.

Lideri finsor, Sheikh Rafie al-Fahdawi, ka konfirmuar se qyteti Huseiba ka rënë gjatë natës.

Ai ka thënë se policia dhe luftëtarët fisnorë janë tërhequr pasi u ka mbaruar municioni.

Huseiba ndodhet rreth 7 kilometra në lindje të Ramadit.

Qeveria e Irakut ka thënë se po planifikon të nisë një kundërofensivë në provincën Anbar, e cila do të përfshine edhe milicitë shiite, të mbështetura nga Irani.

XS
SM
MD
LG