Ndërlidhjet

BE dënon ligjin rus për OJQ-të


(©Shutterstock)
(©Shutterstock)

Bashkimi Evropian ka thënë të dielën se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë “hap të gabuar” me nënshkrimin e ligjit që i ndalon ato që Moska i konsideron organizata “të padëshirueshme” joqeveritare.

“Ligji i ri është një hap shqetësues në serinë e kufizimeve të shoqërisë civile, mediave të pavarura dhe opozitës politike”, ka thënë një zëdhënës i shërbimit të jashtëm të BE-së, raporton AFP.

Putin ka nënshkruar ligjin të shtunën, duke u dhënë të drejtë prokurorëve të shtetit që të fusin në listën e zezë organizatat, të cilat “paraqesin kërcënim për kapacitetet mbrojtëse të Rusisë, sigurinë, rendin publik ose shëndetin publik”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, ka thënë se kjo masë “do të kufizojë më tej punën e shoqërisë civile në Rusi”.

Legjislacioni, i cili është miratuar nga të dyja dhomat e Parlamentit të Rusisë këtë javë, po ashtu parasheh gjoba ose dënime me burg për individët që punojnë për “organizatat e tilla”.

XS
SM
MD
LG