Ndërlidhjet

Forcat siriane sulmojnë Palmirën


Palmira
Palmira

Aktivistët kanë bërë të ditur se aeroplanë të Qeverisë siriane kanë kryer së paku 15 sulme në dhe përreth qytetit Palmira, duke goditur ndërtesa të uzurpuara nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Këta të fundit kanë pushtuar qytetin antik, i cili është nën mbrojtjen e UNESCO-s, javën e kaluar.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, grup monitorues me seli në Londër, ka thënë se militantët kanë ekzekutuar së paku 214 njerëz, përfshirë fëmijë, qysh më 16 maj.

Vëzhguesi po ashtu ka thënë se Shteti Islamik ka arrestuar rreth 600 ushtarë dhe luftëtarë pro-qeveritarë.

XS
SM
MD
LG