Ndërlidhjet

Shkëmbim zjarresh mes forcave turke dhe kurde


Hakkari, foto nga arkivi
Hakkari, foto nga arkivi

Ushtria e Turqisë thotë se militantë të dyshuar kurdë kanë hedhur predha në një bazë në rajonin juglindor të vendit.

Përmes një deklarate në ueb faqen e saj, ushtria turke tha se forcat e saja i janë kundërpërgjigjur zjarrit në sulmin e 24 majit.

Ky shkëmbim zjarresh ndodhi në bazën në rajonin Hakkari, pranë kufirit të Turqisë me Irakun dhe Iranin.

Incidenti vjen pa marrë parasysh procesin e paqes mes Turqisë dhe grupit rebel, PKK, që ka për qëllim t'i japë fund konfliktit që ka vrarë mijëra njerëz të nga viti 1984.

Presidenti dhe kryeministri i Turqisë pritet të përurojnë një aeroport të ri në Hakkari më 26 maj.

XS
SM
MD
LG