Ndërlidhjet

Shënohet njëmujori i tërmetit në Nepal


Nepal...
Nepal...

Qindra persona ndezën qirinj në kryeqytetin e Nepalit të hënë, duke shënuar një mujorin e termetit që vrau mijëra njerëz dhe preku miliona.

Ata u mblodhën në Brikutimandap, në zemër të Kathmandus për të përkujtuar viktimat. Ata mbajtën një minutë heshtje, ndezën qirinjtë dhe shkruan mesazhe në përkujtim të personave që vdiqën.

"Jemi këtu për t'u lutur për paqen e atyre që u vranë dhe për t'u betuar se do ta rindërtojmë shtetin", tha Suresh Niraula, student.

Tërmeti me magnitudë 7.8ndodhi më 25 prill; një tjetër tërmet i fuqishëm ndodhi më 12 maj. Të dy këta tërmete lanë të vdekur afër 8,700 persona dhe plagosën 16,800 të tjerë.

Qeveria dhe agjenci të tjera për zhvillim, janë duke kërkuar para nga donatorë të ndryshëm, për të rindërtuar Nepalin.

XS
SM
MD
LG