Ndërlidhjet

Nis gjykimi i gazetarit të WP


Jason Rezaian
Jason Rezaian

Ka nisur sot gjykimi i korrespondentit të gazetës Washington Post, Jason Rezaian, i cili është i burgosur në Teheran.

Rezaian, iraniano-amerikan, i cili përballet me akuzat për spiunazh, ndodhet në Gjykatën Revolucionare, së bashku me avokatin e tij.

Gazeta Washington Post ka thënë se gjykimi do të jetë “i mbyllur për botën” dhe ka dënuar “burgosjen e pajustifikuar” të korrespondentit të saj.

Rezaian, i cili është shef i byrosë së gazetës në Teheran, ka qenë në burgun famëkeq Evin prejse është arrestuar në muajin korrik dhe raportohet se ka humbur 18 kg.

Ai është arrestuar së bashku me gruan e tij në shtëpinë e tyre në Teheran, por ajo është liruar me kusht dhe do të gjykohet ndarazi.

XS
SM
MD
LG