Ndërlidhjet

Vriten 26 forca afgane të sigurisë


Afganistan
Afganistan

Dhjetëra kryengritës kanë sulmuar disa pika kontrolli në jug të Afganistanit, duke vrarë 26 pjesëtarë të forcës së sigurisë.

Mësohet se sulmi ka ndodhur në qarkun Navzad të provincës Helmand, ndërsa të vrarët përfshijnë 19 policë dhe shtatë ushtarë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Në një incident tjetër, Radio Afganistani i Lirë raporton se së paku një civil është vrarë dhe tre policë janë plagosur, në një përleshje midis sulmuesve vetëvrasës dhe policisë në provincën Kandahar.

Të hënën, ndërkaq, pesë persona janë vrarë dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në provincën Zabul të Afganistanit.

Në rajonet afgane, të cilat kufizohen më Pakistanin, dhuna e kryengritësve është shtuar dukshëm muajve të fundit.

XS
SM
MD
LG