Ndërlidhjet

Vendet e Evropës Juglindore mblidhen në Tiranë


Tiranë - foto arkivi
Tiranë - foto arkivi

Drejtuesit e shteteve dhe qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) kanë zhvilluar në Tiranë takimin e radhës, ku janë angazhuar për një bashkëpunim më të ngushtë rajonal në fushat ekonomike dhe politike, duke lënë mënjanë konfliktet dhe duke respektuar si të paprekshëm kufijtë shtetërorë.

Në deklaratën e përbashkët pas takimit është theksuar interesi i përbashkët i vendeve anëtare për t'u përfshirë në Bashkimin Evropian, duke ndihmuar njëri-tjetrin në fushat si energjia, transporti, siguria, shkëmbimet ekonomike, investimet dhe standarde të tjera.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka marrë pjesë në konferencë, ka thënë se Procesi i Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore është një mundësi pajtimi dhe afrimi në Ballkan.

XS
SM
MD
LG