Ndërlidhjet

Al Shababi vret 25 policë kenianë


Foto arkivi
Foto arkivi

Al Shababi, grup militant i lidhur me Al Kaidën, ka vrarë rreth 25 policë të Kenias.

Një zëdhënës i grupit islamist, me bazë në Somali, ka thënë se policët janë zënë në pritë në një fshat në lindje të Kenias.

“I kemi marrë të gjitha armët e tyre; pesë makina po ashtu janë shkatërruar në luftime”, ka thënë Sheikh Abdiasis Abu Musab.

Al Shababi, i cili ka kryer disa sulme në vitet e fundit në përpjekje për të detyruar Nairobin që të tërheqë trupat e tij nga Somalia, ka sulmuar një universitet në të njëjtën zonë muajin e kaluar, duke vrarë 148 njerëz.

XS
SM
MD
LG