Ndërlidhjet

Arrestohen gjashtë zyrtarë të FIFA-s


Ilustrim
Ilustrim

Policia zvicerame ka arrestuar gjashtë zyrtarë të Federatës Botërore të Futbollit – FIFA.

Policia ka kryer operacionin mëngjesin e sotëm në një hotel në Cyrih.

Akuzat thuhet se përfshijnë shpëlarje të parave dhe mashtrim gjatë 20 vjetëve të kaluar.

Anëtarët e FIFA-s janë duke u mbledhur në Cyrih për takimin e tyre vjetor, që do të zhvillohet të premten, kur edhe mbahen zgjedhjet për kryetarin e Federatës.

Zyrtarët e arrestuar nuk janë identifikuar.

Sipas gazetës New York Times, ata pritet të ekstradohen në Shtetet e Bashkaura.

XS
SM
MD
LG