Ndërlidhjet

AI: Hamasi bëri krime lufte në Gaza


Logo e Amnesty International
Logo e Amnesty International

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International, në një raport të publikuar sot, ka thënë se lëvizja islamiste e Hamasit ka kryer krime lufte kundër civilëve palestinezë në Rripin e Gazës, gjatë konfliktit të vitit të kaluar me Izraelin.

Konflikti 50 ditësh në muajin gusht ka përfunduar me më shumë se 2,100 palestinezë të vrarë, ashtu si edhe 67 izraelitë.

Në raportin e Amnesty International thuhet se “forcat e Hamasit kanë kryer fushatë brutale të rrëmbimeve, torturave dhe vrasjeve të paligjshme kundër palestinezëve, të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin, dhe të tjerëve”.

Një zëdhënës i Hamasit ka kritikuar raportin, duke thënë se ai është jo i drejtë, joprofesional dhe jo i besueshëm.

Në muajin mars, Amnesty International ka lëshuar edhe një raport, duke akuzuar po ashtu Izraelin për krime lufte gjatë konfliktit.

XS
SM
MD
LG