Ndërlidhjet

Lushtaku 12 vjet burg, Selimi 6


Ilustrim
Ilustrim

Në gjykatën themelore në veri të Mitrovicës është shpallur aktgjykimi në rastin e njohur si Drenica 1.

I akuzuari në këtë rast për tri vepra penale për krime të luftës kundër popullatës civile, kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, është shpallur fajtor për veprën penale të vrasjes së një civili shqiptar dhe si i tillë është dënuar me 12 vjet burgim.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, i akuzuar për torturë ndaj dëshmitarëve në rajonin e Drenicës gjatë luftës në Kosovë, është dënuar për një rast të torturës ndaj një dëshmitari.

Si i tillë, Selimi ka marrë dënimin prej 6 vjetësh burg.

Ndërkaq, të akuzuarit e tjerë në këtë rast: Sabit Geci, Jahir Demaku, Avni Zabeli, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari janë shpallur të pafajshëm për veprat penale të krimëve të luftës ndaj popullatës civile.

Kryetari i trupit gjykues ka urdhëruar paraburgimin e menjëhershëm të Lushtakut dhe Selimit.

XS
SM
MD
LG