Ndërlidhjet

Vetëvendosje reagon për të dënuarit në rastet Drenica I, II


Ilustrim
Ilustrim

Subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar lidhur me shpalljen e aktgjykimi në rastet e njohura si Drenica I dhe II.

Ky subjekt politik përmes një komunikate për media ka akuzuar EULEX-in, se po e degradon luftën e UÇK-së.

“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës ka qenë dhe mbetet luftë e drejtë. Prirja e përhershme e EULEX-it për të degraduar luftën tonë për liri del haptas dhe në gjykimet e fundit. Duke dënuar komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, dhe të akuzuarit e tjerë, në një kohë shumë të ndjeshme për Kosovën, EULEX-i nuk po dënon korrupsionin e monedhës, por po korrupton vuajtjet, sakrificat, të zhdukurit e shqiptarëve. Pikërisht në një kohë të tillë po na imponohet krijimi i Gjykatës Speciale që do ta gjykojë UÇK-në për dyshimet e ngritura për gjenocid dhe krime lufte. Ndërsa monedha e pisët do të jetë gjithnjë pushteti që do i konvenojë gjykimeve të EULEX-it”, thuhet mes tjerash në një komunikatë që Vetëvendosje u ka dërguar mediave.

Në komunikatë thuhet po ashtu se “çdo akt që mund të ketë ndodhur në kundërshtim me rregullat dhe parimet e luftës, duhet të trajtohet nga sistemi i drejtësisë në vend e jo nga mekanizmat ndërkombëtarë”.

XS
SM
MD
LG