Ndërlidhjet

Meta: Shqipëria dhe Serbia, janë dy vende të ndërgjegjshme për rajonin


Ilustrim
Ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta e ka vlerësuar vizitën e Kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Tiranë si një moment historik për ecurinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Meta citohet të ketë thënë se “dy parlamentet reciproke kanë nisur një bashkëpunim i cili do të forcohet edhe më tej në mbështetje të axhendës ndërqeveritare për rritjen e shkëmbimeve dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar po ashtu se “Shqipëria dhe Serbia janë dy vende të ndërgjegjshme për peshën e tyre specifike në rajon, ndaj dhe bashkëpunimi shërben në forcimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale”.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë “se duke pasur parasysh që marrëdhëniet mes popullit serb dhe atij shqiptar janë kyçe në rajon, detyra e politikanëve për të dy vendeve është ndërtimi i mirëbesimit reciprok, me qëllim ngritjen e bashkëpunimit në një stad tjetër”, citohet të ketë thenë Vuçiq, pas takimit me kryeparlamentarin Meta.

XS
SM
MD
LG