Ndërlidhjet

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nesër në Tiranë


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, do të merr pjesë të enjten në Forumin Ekonomik të Vjenës që zhvillon punimet në Tiranë.

Siç njofton zyra për media nga kryeministria, në këtë forum të nivelit të lartë, marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, liderë të vendeve të BE-së, udhëheqës të lartë të Bashkimit Evropian si dhe personalitete të shquara evropiane dhe më gjerë.

Nuk është njoftuar zyrtarisht nëse Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili ndodhet për një vizitë në Shqipëri, do të marr pjesë në ketë konferencë.

XS
SM
MD
LG