I nxehti ekstrem vazhdon të mbretërojë në Indi, ku mbi 1,100 njerëz kanë vdekur qysh nga java e kaluar.
Edhe pse temperaturat kanë rënë pak në shtetet më të goditura, Telangana dhe Andhra Pradesh, ato vazhdojnë të sillen në rreth 45 gradë Celsius.
Megjithatë, retë e formuara në disa pjesë, ashtu si edhe zyrtarët e motit japin shpresa se shirat monsun do të bien së shpejti dhe do freskojnë motin në ditët e ardhshme.
Së paku 24 njerëz janë raportuar të vdekur nga i nxehti edhe në shtetet Bengali Perëndimor dhe Orisa.