Ndërlidhjet

Në veri të Mitrovicës arrestohen tre të mitur


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar në pjesën veriore të Mitrovicës, tre persona të mitur të përkatësisë etnike shqiptare për vepër penale të kërcënimit dhe armëmbajtje pa leje.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Besim Hoti, zëvendësdrejtor rajonal i Policisë se Kosovës për veriun e Mitrovicës, duke shtuar se në pronësi të tre të miturve, janë gjetur një armë zjarri dhe dy armë të ftohta.

Hoti ka thënë se ndaj të njëjtëve është përcaktuar masa ndaluese policore me vendim të prokurorit të EULEX-it.

Hoti ka sqaruar se nuk ka pasur ndonjë përleshje, por është një ndërlidhje e këtij rasti me rastin e më hershëm të therrjes me thikë, në afërsi të urës kryesore të lumit Ibër, ku një i mitur ka pësuar lëndime trupore.

Sidoqoftë. për mundësinë e lidhjes se këtij rasti më rastin paraprak do të zhvillojë hetimet Policia e Kosovës së bashku më prokurorinë e Eulex-it.

XS
SM
MD
LG