Ndërlidhjet

Putin akuzon SHBA-të për “ndërhyrje” në FIFA


Vladimir Putin dhe Sepp Blatter, foto nga arkivi
Vladimir Putin dhe Sepp Blatter, foto nga arkivi

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në punët e FIFA-s dhe për tentimin për të ndaluar këtë organizatë që të rizgjedh për president Sepp Blatter-in.

Duke folur sot për televizionin shtetëror rus, Putin tha se arrestimi i shtatë zyrtarëve të FIFA-s në Cyrih nga autoritetet zvicerane dje, arrestime këto që janë kryer duke pasur për bazë pretendimet e SHBA-së, janë “qartësisht tentim për të bllokuar rizgjedhjen e Blatterit si president”.

Prokurorët zviceranë gjithashtu kanë nisur një hetim të ndarë për zgjedhjen e vendeve nikoqire të Kupës së Botës në 2018 dhe 2022, në Katar dhe Rusi.

Putin tha se ai është në dijeni të “presionit” që ka Blatteri për shkak të përkrahjes që i ka dhënë Rusisë që të jetë nikoqire e Kupës së Botës.

Ai gjithashtu tërhoqi paralele në mes të arrestimeve që ndodhën në FIFA dhe ndjekjes penale ndaj ish-punëtorit të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë, Edward Snowden, i cili është në të njëjtën situatë sikurse edhe themeluesi i WikiLeaks Julian Assange.

“Partnerët tonë amerikanë janë duke përdorur këto metoda për të arritur qëllime mercenare... Unë nuk e përjashtoj mundësinë që rasti i FIFA-s të jetë i njëjtë”, tha Putin.

XS
SM
MD
LG