Ndërlidhjet

Protestë kundër Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte


Protesta para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës
Protesta para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrië Çlirimtare të Kosovës janë duke protestuar në qendër të Prishtinës, në shenjë kundërshtimi me themelimin e Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte.

Kuvendi i Kosovës pritet të nxjerrë sot për miratim amandamentet kushtetuese të propozuara nga qeveria, me të cilat i hapet rruga ligjore themelimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

Për miratimin e këtyre amendamenteve, janë të nevojshme votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve si dhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e minoriteteve.

Mbështetje kësaj proteste i ka ofruar Lëvizja Vetëvendosje, parti politike në opozitë, e cila kundërshton gjithashtu themelimin e Gjykatës.

Protesta e sotme gjithashtu është shprehje e pakënaqësisë me dënimin e 11 ish pjesëtarëve të UÇK-së, nën akuzat për krime lufte.

XS
SM
MD
LG