Ndërlidhjet

Veran Matiq u bashkohet hetimeve mbi vrasjen e vëllezërve Bytyçi


Trupat e pajetë të vëllezërve Bytyçi, Prishtinë, 27 shkurt 2002
Trupat e pajetë të vëllezërve Bytyçi, Prishtinë, 27 shkurt 2002

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se ka kërkuar nga shefi i Komisionit për hetimin e vrasjes së gazetarëve, Veran Matiq, të përfshihet në hetimet që kanë të bëjnë me vrasjen e vëllezërve Bytyçi në vitin 1999.

Agron,Yll dhe Mehmet Bytyçi, shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova, n5 qershor të vitit 1999 kishin kaluar kufirin ende të pashënuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe qenë vrarë me plumb në pjesën e prapme të kokës.

Trupat e tyre të pajetë janë gjetur në vitin 2001, në varrezën masive në Petrovo Sello, në Serbi.

Në arsyetimin e tij, Vuçiq thotë ta ketë angazhuar zotin Matiq, për shkak të “rezultateve që ai ka treguar në rastin e gazetarit ë vrarë, Slavko Çuruvija”.

Sipas kryeministrit serb, rasti i vëllezërve Bytyçi është një nga “çështjet e hapura që vazhdon të rëndojë marrëdhëniet amerikano-serbe”.

Për vrasjen e vëllezërve Bytyçi kanë qenë të akuzuar policët Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, të cilët pas dy gjykimeve janë liruar.

Për këtë rast, më 22 tetor të vitit 2013, edhe Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, kishte inicuar një rezolutë, përmes së cilës kërkoheshin hapa të mëtejmë nga autoritetet në Serbi për të vënë përgjegjësit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi para drejtësisë.

XS
SM
MD
LG