Ndërlidhjet

Në Pakistan vriten 19 pasagjerë të autobusëve


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët pakistanezë thonë se persona të armatosur kanë vrarë të paktën 19 pasagjerë të dy autobusëve të kanë qenë duke udhëtuar në jugperëndim të provincës Balochistan.

Sulmi ka ndodhur në qytetin Mastung, rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit provincial, Quetta.

Në këtë incident ka mbetur i plagosur një person, kurse pesë të persona të tjerë shpëtuan pa lëndime.

Zyrtari lokal Ismail Ibrahimi tha se sulmuesit "i kanë detyruar drejtuesit e autobusëve të ndalohen dhe më pas kanë qëlluar të paktën 19 të persona që kanë mbetur të vdekur".

Faqja zyrtare e ministrisë në Balochistan, ka treguar se sulmuesit ishin të veshur me uniforma të forcave të sigurisë.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Balochistani ka qenë skena e dhunës të kryer nga radikalët islamikë dhe separatistëve baluch që duan një pjesë të të ardhurave nga gaz dhe mineralet, si dhe autonomi të plotë nga Islamabad.

Familjarët e personave që u vranë, po protestojnë në kryeqytetin e provincës, Quetta, për mungesë të mbrojtjes nga ana e qeverisë.

XS
SM
MD
LG