Grupi ekstremist, Shteti islamik (IS) e ka marrë përgjegjësinë për një sulm nga i cili janë vrarë së paku 28 vetë, përfshirë edhe tetë femra.
Cak i sulmit me makinë – bombë ishin dy vëllezër, liderët e kryengritësve shiitë huthi, Faycal dhe Hamid Jayache, gjatë një ceremonie të varrimit të një anëtari të familjes së tyre në kryeqytetin Sana, ka thënë një burim i sigurisë.
Pas sulmit, kryengritësit huthi e kanë mbyllur qendrën e qytetit, duke lejuar vetëm kalimin e shërbimeve të emergjencës për evakuimin e viktimave.
Në një deklaratë të publikuar në Internet, militantët e Shtetit Islamik thanë se e kanë organizuar sulmin në “folenë shiite” në Sana.
Grupi ekstremist, Shteti Islamik, i konsideron shiitët heretikë dhe shpeshherë i ka sulmuar.
Në sulmin e funndit të këtillë, më 26 qershor, një sulmues vetëvrasës i ka vrarë 26 vetë dhe plagosur 227 të tjerë, në një xhami shiite në Kuvajt.