Ndërlidhjet

Rusi: Çështja e pavarësisë së vendeve baltike, "s'ka perspektivë"


Kremlin, foto arkiv
Kremlin, foto arkiv

Rusia thotë se kërkesa për të shikuar ligjshmërinë e pavarësimit të tre shteteve Baltike nga Bashkimi Sovjetik “nuk ka perspektivë legale”.

“Ne jemi të obliguar që t’i shqyrtojmë të gjitha kërkesat që na vijnë, pavarësisht përmbajtjes së tyre”, ka thënë zëdhënësja e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Marina Gridneva.

Grideva ka shtuar se “në këtë rast të veçantë, është e qartë se kjo çështje nuk ka perspektivë ligjore”.

Më herët është raportuar se Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm është duke shqyrtuar kërkesën e dy ligjvënësve nga partia më e madhe Rusia e Bashkuar.

Ata kanë kërkuar nga prokurorët që të shikojnë ligjshmërinë e vendimit të Këshillit të Shtetit të Bashkimit Sovjetik, për t’i dhënë pavarësinë Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë në vitin 1991.

Kremlini ka thënë se nuk ka njohuri për një kërkesë të tillë dhe ministri i jashtëm Sergei Lavrov tha po ashtu se nuk ka njohuri për një gjë të tillë.

XS
SM
MD
LG