Ndërlidhjet

Luftime në kufirin Pakistan-Afganistan


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Së paku një person është vrarë pas përleshjeve të armatosura në kufi në mes të forcave të sigurisë së Pakistanit dhe Afganistanit.

Sediq Sediqqi, zëdhënës i ministris së Brendshme të Afganistanit, ka thënë se një zyrtar i policisë kufitare afgane është vrarë sot, në përleshjet e armatosura afër Angoor Adda, në pikë-kalimin kufitar, afër rajonit të Vaziristanit Jugor të Pakistanit dhe Provincës Paktika të Afganistanit.

Ai ka thënë se luftimet kanë filluar pasi autoritetet pakistaneze kanë tentuar që të ndërtojnë një strukturë ilegale në kufi.

“Policia kufitare afgane ka intervenuar dhe më pas është shkëmbyer zjarr”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, ushtria pakistaneze ka thënë se trupat e saj, i janë përgjigjur zjarrit të hapur, pasi një raketë është hedhur nga afganët në pjesën kufitare të Pakistanit, duke plagosur dy zyrtarë të sigurisë.

Përleshjet e armatosura në kufi vënë në rrezik përpjekjet e Kabulit dhe Islamabadit për të përmmirësuar raportet.

XS
SM
MD
LG