Ndërlidhjet

Sulmi në Tunizi: 8 veta në paraburgim


Sous, Tunizi
Sous, Tunizi

Tetë të dyshuar, përfshirë një grua, mbeten në paraburgim, nën dyshimet se kanë qenë drejtpërdrejt të lidhur me sulmin e javës së kaluar në një pushimore në Tunizi, kanë thënë autoritetet në Tunis.

Sipas tyre, katër persona të tjerë që janë ndaluar, janë liruar.

Tridhjetetetë turistë janë vrarë të premten e kaluar, kur një person i armatosur ka hapur zjarr në plazh, në qytetin Sous.

Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond, ka thënë se 30 nga viktimat kanë qenë shtetas britanikë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant i Shtetit Islamik (IS).

Qeveria e Tunizisë druan se sulmi do të shkatërrojë industrinë e turizmit, që është burim i madh i të ardhurave.

XS
SM
MD
LG